Presidenti Topi zhvillon një takim me punonjësit shqiptarë të Këshillit të Evropës dhe anëtarë të Përfaqësisë së Përhershme të Shqipërisë në KE.
23 janar 2008
President i Republikës, Bamir Topi, në vazhdën e vizitës zyrtare në Asamblenë Paralamentare të KE-së, mori pjesë në përurimin e ekspozitës së fotografit Alket Islami, të organizuar nga Përfaqësia e Përhershme e Shqipërisë në KE. Në përurimin e kësaj ekspozite, ishin të pranishëm edhe Kryetari i r i Asamblesë Parlamentare, Lluis Maria de Puig, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Terri Dejvis, deputetë dhe të ftuar të tjerë.
Pas kësaj Presidenti Topi zhvilloi një takim të veçantë, të ngrohtë dhe miqësor me punonjës shqiptarë të KE-së dhe me anëtarë të Përfaqësisë së Përhershme të Shqipërisë atje. Kreu i shtetit, pasi i përgëzoi të pranishmit për punën e tyre të mirë, vuri në pah edhe ndjenjën e krenarisë për përfaqësimin e sukseshëm dhe dinjitoz të bashkëkombasve tanë në institucionet më të rëndësishme evropiane.
Zonja e Parë, Teuta Topi u prit në një takim nga Zëvendëssekretaria e Përgjithshme e Këshilli të Evropës, Mo dë Bër-Bukishio ku u disktua rreth parandalimit dhe luftës kundër trafikut të grave, vajzave të reja dhe fëmijëve dhe bashkëpunimit me Këshillin e Evropës në këtë drejtim.