Presidenti Topi pret Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Belgjikës, Jan de Bok.

21 shkurt 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Mbretërisë së Belgjikës në vendin tonë, Jan de Bok, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Kreu i shtetit pasi shprehu kënaqësinë për nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve tona, theksoi nevojën për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe gjetjen e hapësirave të reja në këtë drejtim. Presidenti Topi vuri në dukje dy sfidat kryesore me të cilat po përballet Shqipëria në drejtim të përmbushjes së standardeve të kërkuara për integrimin në NATO dhe Bashkimin Europian.
Presidenti Topi vlerësoi qëndrimin e Belgjikës në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe u shpreh se pas kësaj ngjarjeje të rëndësishme historike, mbarë rajoni ynë do të orientohet drejt integrimit në familjen e madhe euroatlantike.
Ambasadori de Bok i cilësoi marrëdhëniet bilaterale shumë të mira duke shprehur edhe mirënjohjen për bashkëpunimin e frutshëm policor mes autoriteteve përkatëse të dy vendeve tona dhe informoi Presidentin Topi se Marrëveshja e Associm- Stabilizimit do të ratifikohet nga Belgjika deri në pranverën e këtij viti.
Presidenti Topi i kërkoi Ambasadorit de Bok t’i përcjellë Madhërisë së Tij, Mbretit të Belgjikës, Albertit II përshëndetjet e përzemërta së bashku me ftesën për të vizituar Shqipërinë në një moment të përshtatshëm.