Presidenti Topi pret Kryeministrin maqedonas Gruevski.

19 shkurt 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Nikola Gruevski, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë.
Kreu i shtetit vlerësoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve tona, duke theksuar vullnetin dhe angazhimin e Shqipërisë për thellimin e tyre të mëtejshëm në fusha me interes të ndërsjelltë.
Presidenti Topi ka përshëndetur dhe vlerësuar marrëveshjen për heqjen e vizave, e nënshkruar sot në Tiranë, si një kontribut për lehtësimin e qarkullimit të shtetasve tanë edhe si një vendim i rëndësishëm politik për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve.
Në kuadër të sfidës së përbashkët për marrjen e një ftese në Samitin e Bukureshtit, në kuadër të bashkëpunimit të Kartës “Adriatik 3”, Presidenti i Republikës është shprehur se Shqipëria është e përqendruar në angazhimet e saj për t’u bërë pjesë e NATO-s në Samitin e ardhshëm të Bukureshtit dhe e ka njohur z.Gruevski me reformat kryesore të ndërmarra në Shqipëri, reformën në drejtësi e atë zgjedhore dhe me vullnetin e forcave politike në Shqipëri për t’i përmbushur ato.
Presidenti Topi ka vënë në dukje momentin historik që po kalon rajoni me shpalljen e pavarësisë së Kosovës si një proces që do ndikojë dukshëm pozitivisht në stabilitetin afatgjatë të rajonit tonë dhe si fazë e re e bashkëpunimit rajonal.
Presidenti Topi nënvizoi rolin e rëndësishëm të faktorit shqiptar në Maqedoni dhe rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit si një pikë referimi e kontributit të këtij faktori në procesin integrues të Maqedonisë.
Kryeministri Gruevski shprehu vullnetin dhe shpresën se vendet e A3 do të mund të marrin ftesën për në NATO gjatë Samitit të ardhshëm, duke nënvizuar se vendi i tij i ka përmbushur angazhimet e kërkuara nga Aleanca si dhe besimin për të përshpejtuar hapat drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Kryeministri Gruevski e vlerësoi marrëveshjen për heqjen e vizave si një përfundim llogjik i ecurisë së marrëdhënieve midis dy vendeve.
Kryeministri maqedonas u shpreh se vendi i tij është duke e ndjekur për momentin me vëmendje dhe kujdes çfarë po ndodh në Kosovë, duke qenë në komunikim të drejtpërdrejtë me Bashkimin Evropian dhe SHBA, si dhe vlerësoi se është shumë e rëndësishme që nuk pati probleme në fillim.
Të dy bashkëbiseduesit janë ndalur edhe në bashkëpunimin konkret mes dy vendeve tona, sidomos në fushën e infrastrukturë energjitike me linjat e interkonjeksionit, transportit ujor, për Korridorin 8 dhe naftësjellësin “Ambo”.