Presidenti Topi pret Komisionerin e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Hamarberg.

2 nëntor 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në mëngjes Komisionerin e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Tomas Hamarberg.
Kreu i Shtetit vlerësoi bashkëpunimin mjaft të mirë të vendit tonë me Këshillin e Europës në drejtim të forcimit të demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe forcimit të shtetit ligjor, kjo nëpërmjet komisioneve parlamentare shqiptare pranë KE-së, nëpërmjet ratifikimeve në Kuvend të vendimeve të KE-së, Kartës së Autonomisë Lokale apo edhe ndihma e veçantë dhënë për Shkollën e Magjistraturës.
Duke bërë një paraqitje të aktivitetit tremujor në krye të shtetit shqiptar, Presidenti Topi shprehu konstatimin për një rritje të maturisë së klasës politike shqiptare e veçanërisht të pushtetit vendor, i cili po i largohet debatit politik duke iu përkushtuar më shumë shërbimit ndaj qytetarëve e të drejtave të tyre në fazën e re ku ka hyrë procesi i decentralizimit.
Nga ana e tij Komisioneri Hamarberg, duke vlerësuar arritjet e deritanishme të Shqipërisë, shprehu gatishmërinë e Këshillit të Europës për të vazhduar bashkëpunimin edhe në fusha të tjera në mbështetje të reformave të nevojshme, por edhe në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut.