Presidenti Topi pret Ministren e Jashtme të Hungarisë, Kinga Gënc.
1 nëntor 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka pritur sot Ministren e Jashtme të Hungarisë, Kinga Gënc, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Në takim ishte i pranishëm edhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha.
Presidenti Topi dhe Ministrja Gënc e kanë vlerësuar si të shkëlqyeshëm nivelin e bashkëpunimit politik mes dy vendeve e për ta thelluar akoma më tej këtë bashkëpunim, Presidenti Topi i ka përcjellë Presidentit Soljom nëpërmjet Ministres Gënc, ftesën për të vizituar Shqipërinë.
Kreu i Shtetit ka vlerësuar qëndrimet e qarta të Hungarisë në mbështetje të aspiratave të Shqipërisë për integrimin euroatlantik, sidomos në këtë etapë të rëndësishme të këtyre proceseve. “Hungaria është një vend mik dhe partner shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, – ka nënvizuar Presidenti Topi duke shtuar se: – edhe ne e vlerësojmë shumë këtë fakt”.
Nga ana e saj Ministrja e Jashtme hungareze e ka siguruar Presidentin Topi se vendi i saj do vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në këtë proces, por edhe në reformat të veçanta si ajo në drejtësi.
Duke u ndalur në çështjen e Kosovës, Presidenti Topi ka përsëritur qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të Paketës Ahtisari. Sidoqoftë nëse bisedimet 120 ditore nuk do japin rezultatin e dëshëruar, atëherë ne do të përkrahim njohjen e njëanshme të pavarësisë duke mos qenë të parët, por duke u bashkërenduar me partnerët tanë ndërkombëtarë. Kjo pasi pavarësia do të sillte qëndrueshmërinë e dëshiruar në rajon dhe do çlironte edhe vetë Serbinë nga marrëdhëniet e ngurta e do ta bënte të shihte drejt së ardhmes në familjen euroatlantike.
Ministrja Gënc ka vlerësuar efektin e qëndrueshmërisë që ka Shqipëria në rajon në qetësimin e situatave duke ulur tensionet e presionet, që janë të ndjeshme.
Duke folur për ecurinë e Shqipërisë, Presidenti Topi ka nënvizuar rëndësinë e iniciativës së Komisionit Europian për lehtësimin e regjimit të vizave me vendin tonë, si një marrëveshje që pritet të zbatohet nga vendet e BE-së.