Presidenti Topi priti Ambasadorin e ri të Kilit në vendin tonë, Pedro Pablo Kabrera Gaete.

10 janar 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot paradite zotin Pedro Pablo Kabrera Gaete me rastin e dorëzimit të Letrave Kredenciale si Ambasadori i Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë i Republikës së Kilit në Shqipëri.
Presidenti Topi, pasi i uroi Ambasadorit Kabrera suksese në ushtrimin e detyrës së tij, vlerësoi marrëdhëniet me Kilin duke shprehur njëkohësisht besimin për zhvillimin e mëtejshëm të tyre në të gjitha fushat dhe thellimin e marrëdhënieve politike, ekonomike e ushtarake si edhe ndarjen e përvojës respektive. Kreu i Shtetit shqiptar pasi bëri një përshkrim të përpjekjeve integruese për në NATO dhe BE, si edhe sfidave me të cilat përballet Shqipëria duke vënë në pah edhe reformat e nevojshme të ndërmarra si ajo në gjyqësor dhe reformën zgjedhore, theksoi nevojën e rritjes së shkëmbimeve të vizitave të nivelit të lartë politik në shërbim të thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona.
Presidenti Topi i kërkoi Ambasadorit të ri kilian që krahas përshëndetjeve të përzemërta dhe falenderimeve të sinqerta, t’i përcjellë Presidentes së Kilit, Mishele Baçele edhe ftesën për të vizituar në një kohë të përshtatshme vendin tonë.
Kreu i Shtetit vuri në dukje edhe rolin moderues të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në rajon, duke nënvizuar zgjidhjen e shpejtë të çështjes së Kosovës dhe fitimin e pavarësisë së merituar të saj, gjë që do të kontribuonte ndjeshëm edhe në konsolidimin e paqes dhe sigurisë afatgjatë jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë.
Nga ana e tij Ambasadori Kabrera, pasi falenderoi për pritjen e rezervuar nga Presidenti Topi, shprehu konsideratat më larta për Shqipërinë dhe arritjet e saj, duke vënë në pah që edhe pse dy vendet tona mund të jenë larg gjeografikisht, ka shumë hapësira për bashkëpunim dhe thellim të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat, duke siguruar që edhe shkëmbimi i përvojës respektive dhe vullneti i duhur nuk do të mungojnë në këtë drejtim.