Presidenti Topi takon drejtues të Minierës së Bulqizës dhe përfaqësues të sindikatave të minatorëve.

12 shkurt 2008
Në vijim të vizitës njëditore të punës në qytetin e Bulqizës, Presidenti i Republikës Bamir Topi zhvilloi një takim me drejtues të Minierës së Bulqizës, përfaqësues të Albanian Chrome ACR dhe të sindikatave të minatorëve. Në fjalën e tij Presidenti u shpreh:
“Jam sot në Bulqizë jo thjesht për të realizuar një vizitë njerëzore tek familja e minatorit që humbi jetën tre ditë më parë, por jam këtu edhe për të komunikuar me të gjithë ju, me strukturat vendore, si dhe përfaqësuesit zyrtarë të minierës, të kompanisë, inxhinierë, njerëz të tjerë që kanë një jetë në Minierën e Bulqizës, së pari për të ndarë këtë shqetësim, dhe së dyti për t’u ngritur mbi këtë shqetësim e për të parë perspektivën, të ardhmen. Natyrisht informacionin e kam të vazhdueshëm jo vetëm për shkak të pozicionit, por edhe të atij preokupimi, që ka ardhur vazhdimisht nga Bulqiza. Askush nuk mund të rrijë indiferent mbi këtë situatë që është krijuar, sidomos vitin e fundit. Unë kam pritur edhe një përfaqësi të sindikatës së minierës, kam dëgjuar me shumë vëmendje të gjitha shqetësimet e tyre, kam ndjekur gjithashtu me mjaft vëmendje përpjekjet për të përmirësuar këtë situatë, sepse për hir të së vërtetës ka një tendencë, një progres, por fatkeqësisht, nga ana tjetër, vazhdojmë të kemi humbje jetësh. Mund të bësh mrekullira, por kur tragjeditë kthehen në ritual atëherë gjithçka sfumohet dhe në plan të parë dalin problemet. Ky preokupim shumë i madh, kurrësesi nuk mund të jetë formal, pra që të vihet, të shprehet dhimbja dhe të iket. Duhet të mësohemi që këto situata t’i përballojmë tërësisht me realizëm dhe në kompleksitetin e tyre. Në rast se një situatë nuk përballohet ashtu siç duhet, atëherë vetëm kemi tentuar ta veshim atë me një vello, duke mos bërë asgjë, ndërsa e keqja mbetet prapë. Nga njëra anë është bërë progres, ka tendenca të qarta të rritjes së interesit e të interesimit, por fakti që kemi prapë viktima duhet të na shqetësojë jashtë mase. Secili nga ju është pjesë e kësaj eksperience. Secili duhet ta vendosë veten në fatin e njerëzve që janë ndarë nga jeta. Secili nga ju duhet të vlerësojë atë gjë që ka në familje, sepse jeta është shumë komplekse. Vërtet është një e keqe shumë e madhe që ikën kryefamiljari, por mjaft halle mbeten prapa. Nga një anë është shans i madh pasuria që natyra i ka dhënë nëntokës së Bulqizës, mineralin e kromit, si një mundësi që i jepet komunitetit për t’u punësuar dhe kjo duhet parë në këtë aspekt: si ta kthejmë këtë pasuri të nëntokës në një mjet për rritjen e standardeve ekonomike dhe të mos shohim anën tjetër, që kjo minierë të shkaktojë dhimbje e fatkeqësi për familjet. Pikërisht këtu duhet bashkëpunimi i të gjithëve dhe bashkëpunimi fillon nga shteti, nga strukturat e shtetit, nga kompanitë që operojnë këtu në Bulqizë, nga aksionerët. Le të flasim hapur: sot duhet të shkojë paralelisht interesi i kompanive për të rritur të ardhurat, sepse jemi në një ekonomi tregu, me detyrimin për të përmirësuar sa më shpejt kushtet e punës. Nuk mund të ketë vetëm të mira, natyrisht ka edhe detyrime. S’mund të ketë vetëm të këqija, ka edhe përfitime. Kjo situatë duhet vendosur sa më shpejt në një ekuilibër, në radhë të parë në një ekuilibër institucional. Njerëzit duhet të bëhen të ndjeshëm e duhet të jenë të aftë të parandalojnë situatat. Është në zakonet e shqiptarit që shkohet dhe ngushëllohen familjet. Por ky është vetëm një moment. Secili vazhdon jetën e vet ndërsa familjet mbetet në tragjedinë e tyre dhe hallet shtohen kur fëmijët janë të vegjël. Prandaj shikojeni me shumë preokupacion këtë situatë.
Unë nuk dua të futem në historinë e koniukturës së çmimit të produktit që nxjerr miniera në tregun ndërkombëtar. Jam President i Republikës dhe vij me një mesazh tjetër këtu, por duhet marrë në konsideratë edhe ky fakt, sepse i jep mundësi kapitalit të shumohet, por nga ana tjetër edhe i shton atij detyrimin që të krijojë kushte. Një pjesë shumë e rëndësishme është ajo detyrimit dhe në fakt ndjeshmëria ka ekzistuar. Nuk isha unë që injektova ndjeshmërinë tek deputetët për t’i thënë gjërat siç janë, por ishin deputetët ata që e kanë shprehur shqetësimin për nevojën e përmirësimit të kuadrit ligjor, të statusit të minatorit dhe kjo është shumë e rëndësishme. Statusi nuk është thjesht çështje e përfitimit të disa gjërave, por statusi rregullon shumë gjëra të tjera, përfshi edhe detyrimet. Sot është koha kur të gjithë ne kërkojmë realizim të standardeve, por e ku ka më shumë vlerë se standardi i jetës, në mënyrë që jetën të mos e marrim shumë lehtë, sepse ajo dhurohet një herë e pra nuk duhet shpërdoruar. Të mos e shpërdorojmë vlerën e jetës, duhet të jemi seriozë me jetën tonë dhe serioziteti vjen pikërisht nga organizimi. Sa më i organizuar të jesh, aq më i ruajtur je nga rreziku.
Është e drejta e sindikatave të veprojnë normalisht në një terren demokratik. Sindikatat duhet të ushtrojnë aktivitetin e tyre, por unë do të flas hapur këtu: sindikatat të mos vijnë me një mijë mendime të ndryshme nga njëra tjetra. Sindikatat duhet të rregullojnë veprimtarinë e tyre, ta bëjnë atë sa më profesionale, sepse kanë një eksperiencë të gjatë, e njohin situatën shumë mirë. Ato duhet të koordinohen edhe me strukturat e shtetit në mënyrë që ajo që do të ndërtohet, të ndërtohet në interes të të gjithëve. Pra, ekonomia të zhvillohet, t’i jepet më shumë shans komunitetit të punësohet, të rriten standardet. Eksperiencat në botë tregojnë se vendet industriale të kësaj natyre janë vende të pasura. Të mos kalojmë në situata paradoksale, ku vendet që kanë pasuri të tilla të jenë të varfra. Prandaj me shumë kujdes e me shumë maturi gjërat duhet të sistemohen dhe kjo realizohet me një bashkëpunim shumë serioz. Gjërat vendosen në letër, në kontrata, ku caktohen edhe detyrimet. E gjithë bota sot ecën me kontrata. Në rast se ka pasur kujdes nga shteti për shpërblimet, kjo është njëra anë, që është e mirë por nuk mjafton. Duhet ndërtuar në mënyrë të kulturuar do të thoja, të qartë edhe formati i marrëveshjeve dhe i detyrimeve. Jam i bindur për këtë, sepse kam biseduar me shumë njerëz dhe do të jemi në kontakt të detyrueshëm jo vetëm institucional, por edhe njerëzor, sepse me shumë prej jush njihemi edhe më herët e pra e njohim situatën. Pra, duhet organizim. Aty ku ka boshllëqe të karakterit ligjor do të mbushen dhe nuk ka gjë më të mirë sesa kur pjesë e preokupimit janë edhe strukturat e minierës, kompanitë, strukturat vendore dhe vetë deputetët. Jam i bindur që gjërat do të sistemohen. Natyrisht, më vjen shumë keq që jemi në këtë situatë me humbje njerëzish. Uroj që, duke e ndjekur situatën akoma me më shumë kujdes, të mos kemi më humbje njerëzish ! E di që puna në minierë është shumë e vështirë, vetëm ai që është futur aty, e di se si është situata, ne të tjerët që e shohim nga larg, e njohim nga informacionet që marrim, por ai që përballet vetë me punën e vështirë në minierë e di më mirë dhe duhet vetë ai të bëjë profilaksinë, në mënyrë që të evitohen situatat e rënda me humbje njerëzish”.
Në fjalën e tij Drejtori i Minierës së Bulqizës, Petrit Duma duke folur për organizimin e vështirësitë e punës në minierë, shprehu keqardhjen për aksidentin e fundit fatal të ndodhur tre ditë më parë. "Pavarësisht punës që ne kemi bërë problemet janë”, - është shprehur ai, - “dhe ne ngarkojmë veten me përgjegjësi”. Ndërsa përfaqësuesi i Albanian Chrome ACR, Elton Beqi është angazhuar që projekti në këtë minierë të çohet përpara dhe të ndërtohet një minierë moderne.