Presidenti Topi ngushëllon familjen Lantos për humbjen e Kongresmenit amerikan Tom Lantos.
11 shkurt 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka ngushëlluar sot me anë të një mesazhi familjen Lantos për humbjen e Kongresmenit amerikan, Tom Lantos.
‘’Me hidhërim të madh mësova për humbjen e politikanit amerikan dhe zërit të fuqishëm të të drejtave të njeriut Tom Lantos.
Aktiviteti i tij, por më shumë historia e jetës se tij, mbeten për të gjithe njerëzimin një vlerë e demokracisë, e civilizimit, e tolerancës, e zhvillimit dhe e shpresës për një botë më të mirë.
Përvoja e tij e mundimshme e Holokaustit, i dha atij virtutet e një burri shteti në mbrojtje të demokracive evropiane, i fali atij parimet për të luftuar diktaturat e pas Luftës se Dytë Botërore në Evropën e Lindjes si dhe besimin e forcën për të vënë drejtësi ne çështjen e Kosovës.
U shpreh ngushëllimet më të thella, bashkëshortes së tij Anette, vajzave të tij si dhe Kongresit Amerikan’’. – theksohet në mesazhin ngushëllues të Presidentit Topi.