Presidenti Topi uron Emirin e Kuvajtit Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah me rastin e Festës Kombëtare.
25 shkurt 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, Emirit të Shtetit të Kuvajtit me rastin e Festës Kombëtare.
“Kam kënaqësinë e veçantë që me rastin e Festës Kombëtare të Shtetit të Kuvajtit, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim, t’Ju përcjell Juve dhe popullit kuvajtjan urimet më të ngrohta e më të përzemërta!
Dëshiroj të theksoj mbështetjen time për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të miqësisë e bashkëpunimit që ekzistojnë mes dy popujve tanë.
Duke Ju siguruar për ndjenjat e miqësisë së thellë të popullit shqiptar, Ju lutem pranoni, Lartësia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë, si dhe dëshirën time për t’u takuar së afërmi!” – theksohet në mesazhin e urimit të Presidentit Topi.