E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin e Estonisë Ilves me rastin e Festës Kombëtare.

24 shkurt 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Estonisë, Tomas Hendrik Ilves me rastin e Festës Kombëtare.

“Kam kënaqësinë e veçantë që, me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Estonisë, në emër të popullit shqiptar dhe timin personal, t’Ju shpreh Juve dhe popullit mik estonez, urimet më të mira dhe miqësore!

Më lejoni, Shkëlqesi, t’Ju shpreh angazhimin tim për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, në fusha me interes reciprok, duke synuar kështu zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve që ekzistojnë mes dy vendeve tona, si dhe t’Ju përcjell falenderimet e mia të sinqerta për qëndrimin Tuaj në mbështetje të pavarësisë së Kosovës.

Me dëshirën për t’u takuar së afërmi në Tiranë apo në Talin, Ju lutem pranoni, i nderuar Shkëlqesi, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›