E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin Karolos Papulias me rastin e Festës Kombëtare të Greqisë.

23 mars 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Republikës Helene, Karolos Papulias, në të cilin shprehen urimet më të mira me rastin e Festës Kombëtare.

“I nderuar Zoti President,

Festa Kombëtare e Republikës Helene më jep kënaqësinë e veçantë, t’Ju shpreh Juve dhe nëpërmjet Jush popullit mik grek, urimet më të ngrohta!

Me këtë rast më lejoni, Zoti President, të konstatoj me kënaqësi se marrëdhëniet shumë të mira miqësore mes dy vendeve tona, kanë njohur arritje pozitive, si shprehje e vullnetit të dy popujve tanë, të lidhur edhe nga një miqësi tradicionale, duke kontribuar kështu edhe në stabilitetin e paqen në rajon.

Me bindjen se bashkëpunimi dypalësh e shumëpalësh mes Shqipërisë dhe Republikës Helene, do të vazhdojë të thellohet edhe në të ardhmen, në frymën e partneritetit strategjik, tashmë të konsoliduar, mes dy vendeve tona, lutem, pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë, së bashku me urimin për t’u takuar së shpejti!” – thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›