Presidenti Topi uron gjithë besimtarët katolikë shqiptarë me rastin e Festës së Pashkëve.
23 mars 2008
Presidenti i Republikës i ka dërguar një mesazh Kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Rrok Mirditës, nëpërmjet të cilit shpreh urimet më të mira për të gjithë besimtarët katolikë shqiptarë me rastin e Pashkëve.
”I nderuar Imzot Rrok Mirdita,
Të nderuar besimtarë katolikë të Shqipërisë,
Në festën e ringjalljes nuk mund të mos jem pranë Jush, pranë çdo besimtari, pranë çdo familje që feston me gëzim. Kjo festë na sjell ndërmend se pas çdo sakrifice ka edhe një shpresë. Kjo është shpresa që Krishti dhe krishtërimi i solli njerëzimit.
Uroj që veçanërisht këtë vit të rëndësishëm për kombin tonë, Pashkët dhe shpresa e ringjalljes, që vjen prej tyre, të sjellin më shumë fat dhe prosperitet për popullin shqiptar, popullin e Nënë Terezës!
Gëzuar dhe urime, Zoti bekoftë Shqipërinë, ju dhe familjet tuaja!” – thuhet në mesazhin e urimit të Presidentit Topi.