Presidenti Topi uron Presidentin e Republikës së Libanit, Gjeneral Emile Lahoud, për Festën Kombëtare.
22 nëntor 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Libanit, Gjeneral Emile Lahoud, me rastin e Festës Kombëtare.
“Më lejoni që, me rastin e Festës Kombëtare të Libanit, në emër të popullit shqiptar dhe timin personal, t’Ju shpreh urimet e mia më të mira për lumturinë Tuaj personale dhe begatinë e mirëqenien e popullit të Libanit!
Duke shprehur besimin dhe angazhimin e vendit tim për vijueshmërinë e marrëdhënieve midis dy vendeve tona, nën frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit reciprok, Ju lutem pranoni, i nderuar Shkëlqesi, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”, - shkruhet në mesazhin e Presidentit Topi.