Presidenti Topi uron Presidentin e Rumanisë, Trajan Basesku, me rastin e Festës Kombëtare.
1 dhjetor 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka shprehur urimet më të mira e të përzemërta Presidentit të Rumanisë, Trajan Basesku, me rastin e Festës Kombëtare.
Në mesazhin e Presidentit dërguar me këtë rast shkruhet: “Më lejoni, Zoti President, të vë në dukje se ne vlerësojmë lart përvojën integruese të vendit Tuaj, si dhe të shpreh besimin në vazhdimësinë e mbështetjes që Rumania i jep Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik.
Me këtë rast, shpreh besimin dhe angazhimin e vendit tim për vijueshmërinë e marrëdhënieve shumë të mira të miqësisë e bashkëpunimit midis dy vendeve tona, si dhe bindjen për konsolidimin e thellimin e mëtejshëm të tyre.”