E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi vizitoi godinat e reja të Spitalit Rajonal të Rrethit të Korçës.

Korçë
12 mars 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar nga Prefektja e Korçës, Elfrida Zefi dhe kryetari i Bashkisë, Niko Peleshi, në vazhdën e vizitës së tij të punës në qytetin e Korçës, vizitoi edhe godinat e reja të Spitalit Rajonal të Rrethit të Korçës ku u prit nga Drejtori i këtij Spitali, Ilo Jatagani dhe stafi drejtues.

Presidenti Topi pasi vizitoi godinat e reja, pavionet, sallat dhe laboratorët, i shoqëruar edhe nga Zëvendësdrejtori, Ilir Koroveshi, u takua me mjekët dhe infermieret e këtij spitali duke parë aparaturat e reja.

Duke u njohur nga afër me arritjet por edhe disa prej problemeve të hasura nga sistemi shëndetësor në këtë rajon të Juglindjes së vendit,Presidenti i Republikës vuri në dukje rritjen profesionale dhe teknike, zhvillimin e teknologjisë si edhe rëndësinë e vënies së tyre në shërbim të qytetarëve.

Më tej Kryetari i shtetit vizitoi edhe disa pacientë të shtruar në pavionet e këtij spitali e u interesua për gjendjen e tyre shëndetësore duke u uruar shërim të shpejtë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›