E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin e Bullgarisë, Georgi Parvanov, për Festën Kombëtare.

3 mars 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Bullgarisë, Georgi Parvanov, me rastin e Festës Kombëtare.

“Festa Kombëtare e Republikës së Bullgarisë, më jep kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe emrin tim personal, t’Ju shpreh Juve dhe nëpërmjet Jush, popullit mik bullgar, urimet më të ngrohta e më të përzemërta!

Më lejoni, Zoti President që, me këtë rast, të ve ne dukje se ne çmojmë lart marrëdhëniet shumë të mira të miqësisë e bashkëpunimit që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, si dhe të nënvizoj bindjen dhe angazhimin tim për zhvillimin dhe intensifikimin e tyre të mëtejshëm në të gjitha fushat.

Duke vlerësuar në mënyrë të veçantë mbështetjen që Bullgaria i jep Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian, shpreh besimin tim në vazhdimësinë e kësaj mbështetjeje në të ardhmen”, - thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›