Prezantohen zyrtarisht juritë dhe formula e votimit për “Festivalin e Pranverës” në RTSH

Organizatorët e “Festivalit të Pranverës” në Radio Televizionin Shqiptar kanë bërë publikë emrat e anëtarëve të dy jurive vlerësuese, si dhe strukturën e votimit për edicionin e këtij viti. Ngjarja do të zhvillohet në datat 6 dhe 7 qershor 2026 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit (TKOB) dhe do të transmetohet live në rrjetin e RTSH-1 HD, RTSH-Muzikë dhe Radio- Tirana.
Përbërja e dy jurive vlerësuese
Vlerësimi i artistëve në këtë festival do të bëhet përmes dy paneleve paralele:
Juria Profesionale, e përbërë nga emra mjaft të njohur në fushën e artit:
- Ledina Çelo
- Kejsi Tola
- Kamela Islamaj
- Markelian Kapidani
- Eriona Rushiti
View this post on InstagramA post shared by Festivali i Pranverës RTSH (@festivaliipranveres)
Krahas saj, do të funksionojë edhe Juria e “Pranverës Digjitale”, e cila përfshin figura nga bota e artit, marketingut, biznesit dhe moderimit:
- Sarah Berisha – Influencer/Sipërmarrëse
- Amos Zaharia – Aktor
- Krista Merkoçi – Menaxhere Marketing & Shitje
- Arjon Muça – Moderator
- Rizarta Hoxha – Moderatore/Influencer
View this post on InstagramA post shared by Festivali i Pranverës RTSH (@festivaliipranveres)
Formula e votimit
Për përcaktimin e këngës fituese vendimi përfundimtar do të merret ekskluzivisht nga vlerësimi i kombinuar i të dyja jurive, sipas një formule të paracaktuar që i jep përparësi aspektit teknik dhe atij profesional.
Formula e vlerësimit do të jetë e ndarë në këtë raport:
60% e peshës së votës do t’i takojë Jurisë Profesionale.
40% e peshës së votës do t’i takojë Jurisë “Pranvera Digjitale”.
/rtsh.al/