E Diel, 1 Nëntor 2026

Prezantohet Sekretari i ri i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Gentian Këri

TIRANË, 29 janar/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot Sekretarin e ri të Përgjithshëm, Gentian Këri.

Në ceremoninë e prezantimit, ministri Malaj theksoi se përvoja, profesionalizmi dhe përkushtimi i tij do të jenë kontribut i rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të institucionit dhe për realizimin e objektivave të përbashkëta të Ministrisë.

Gentian Këri mori detyrën pas largimit të Besmir Bejës dhe emërimit të tij si drejtor i përgjithshëm i Doganave, duke marrë kështu rolin kyç në strukturën e Ministrisë së Financave. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›