E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prodhimi i mollës në Kukës, fermerët tregojnë se ky vit ka qenë i dobët për kulturat bujqësore

Temperaturat e larta dhe ngricat ndikuan drejtpërdrejt tek frutat, përfshirë edhe mollën, e cila tashmë është në sezonin e vjeljes. Në parcelën me 150 rrënjë mollë të fermerit Ajet Cena, prodhimi nuk pritet të jetë i njëjtë me vitet e kaluara.

“Sivjet jo, para disa kohësh ka qenë i mirë”, tha fermeri.

Kujdesi ndaj këtij fruti është i domosdoshëm. Proceset si krasitja dhe spërkatja kanë rëndësi të madhe.

“Problemi është së nuk kemi ujë për vaditje”, tha ai.

Ajeti thotë se tregu  është i garantuar për mollën starkinge. Krahasuar me vitet e tjera, ky vit është i dobët për kulturat bujqësore për shkak të kushteve atmosferike gjatë periudhës së lulëzimit.

Gazetar: Dashmir Shehu

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›