Projektet për turizmin në Kukës – Në prioritetin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit

Kukësi me bukuritë natyrore që ka vlerësohet një perlë e natyrës shqiptare me mundësi të mëdha të zhvillimit të turizmit, kryesisht atij malor. Pllaja e Shishtavecit, pjesë e Parkut Kombëtar, Korab–Koritnik, dhe gjithë mozaiku i këtij masivi, që janë një destinacion mjaft i preferuar turstik, përfshi dhe “Shtegun e Ngjyrave” shumë shpejt do jenë dhe në një projekt të përbashkët mes tre vendeve, që synon nxitjen dhe zhvillimin e turizmit ndërkufitar.
“Do të jetë pjesë e një parku ndër kufitar bashkë me Maqedoninë e Veriut dhe me Kosovën për të ngritur bujtinë apo agroturizme në këto peizazhe të mrekullueshme natyrore”, tha Mirela Kumbaro, ministre e Turizmit dhe Mjedisit.
Turizëm pa një menaxhim të mbetjeve dhe ruatje të mjedisit nuk ka, ndaj në Kukës e Gjirokastër, ministria përkatëse ka nisur dhe projektin e IPA, për ekonominë qarkulluese, të financuar nga BE-ja, që parashikon një investim për sistemin e menaxhimit të integruar të mbetjeve.
Për këtë vit vetëm në shtigjet malore të parkut Kombëtar Korab-Koritnik, kanë udhëtuar mbi 5 mijë turistë që pëlqejnë malin dhe bjeshkën, ecjet në natyrë dhe sportet e aventurës. Numri pritet të ketë rritje të ndjeshme gjatë muajve të verës.
/RTSH/