E Hënë, 2 Nëntor 2026

LAJPCIG – Dy viktima pasi një makinë futet mes këmbësorëve

LAJPCIG (Gjermani), 4 maj /ATSH-AFP-DPA/ – Dy persona u vranë kur një makinë u përplas sot pasdite me këmbësorët, në rrugët e Lajpcigut, në Gjermaninë lindore, njoftoi kryebashkiaku Burkhard Jung.

“Nuk dimë asgjë specifike rreth motivit të shoferit, nuk e dimë se kush e kreu aktin”, theksoi Jung.

Shoferi është arrestuar, sipas policisë.

Një zëdhënës i policisë e përshkroi situatën si “dinamike”, duke shtuar se detajet se si u zhvillua incidenti nuk ishin menjëherë të qarta.

Pamjet e postuara në mediat sociale treguan një reagim të madh emergjent, duke përfshirë zjarrfikës, ambulanca dhe policë në vendngjarje.

Incidenti ndodhi në ”Grimmaische Strasse”, e cila të çon nga ”Augustusplatz”, në zonën e këmbësorëve të Lajpcigut.

Aty ndodhen Universiteti i Lajpcigut dhe Kisha e Shën Nikollës, një vend kyç i Revolucionit Paqësor në ish-Gjermaninë Lindore./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›