E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria e Korçës nis hetim për shërbimin e ushqimit në Spitalin Rajonal

Prokuroria pranë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka regjistruar kryesisht një procedim penal për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, lidhur me problematikat në menaxhimin dhe organizimin e shërbimit të ushqimit për pacientët në Spitali Rajonal Korçë.

Hetimi është regjistruar pas publikimit të një materiali investigativ më 11 mars 2026, ku u referuan gjetje nga raporti i auditimit të Kontrolli i Lartë i Shtetit, sipas të cilit janë evidentuar problematika në mënyrën e menaxhimit dhe organizimit të shërbimit të ushqimit për pacientët.

Në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria ka urdhëruar kryerjen e një sërë veprimesh hetimore nga oficerët e policisë gjyqësore. Qëllimi është verifikimi i plotë i rrethanave të paraqitura në materialin e publikuar, administrimi i dokumentacionit përkatës dhe identifikimi i çdo personi që mund të ketë përgjegjësi ligjore në këtë çështje.

Sipas njoftimit, hetimet do të zhvillohen në funksion të garantimit të detyrimeve ligjore të institucioneve publike për mbrojtjen e shëndetit të pacientëve dhe të qytetarëve të Qarkut Korçë.

Prokuroria e Korçës thekson se mbetet e angazhuar për të zhvilluar një hetim të plotë, të paanshëm dhe në përputhje me ligjin.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›