Protesta para EULEX-it, qytetarët vendosin maska me fytyrën e Hashim Thaçit

PRISHTINË, 16 shtator/ATSH/ Qindra qytetarë që kanë përcjellë nga sheshi seancën gjyqësore kundër ish krerëve të UÇK-së, në shenjë pakënaqësie kanë vazhduar me një protestë para EULEX-it.
Ndërkohë, pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë dalë për ta ruajtur objektin. Ndërkohë, në videot e realizuar nga KosovaPress-i, shihet teksa shpërndahen maska me fytyrën e Hashim Thaçit.
Edhe pse protestuesit në shumicën e kohës janë të qetë, ata aktualisht kanë hedhur gurë në drejtim të një ndërtese të EULEX-it, duke thyer xhamat.
Më herët qytetarët shihen teksa hedhin flakadan drejt zyrave të EULEX-it.
Ndërkohë, Policisë së Kosovës i kanë vendosur flamurin “Liria ka emër”.
/Kosovapress/