Protesta të reja në Francë, sindikatat kërkojnë rishqyrtimin e shkurtimeve buxhetore

Franca është përshirë sërish nga protestat, ku sindikatat po përpiqen të ushtrojnë presion mbi kryeministrin e ri, Sébastien Lecornu, që të rishqyrtojë shkurtimet buxhetore dhe të marrë në konsideratë një formë të taksës mbi pasurinë mbi super të pasurit.
Në protestën e kësaj të enjte u përfshinë rreth 240 marshime në qytete dhe qyteza dhe rreth 70,000 policë dhe xhandarë u mobilizuan në të gjithë Francën.
Lecornu ende nuk ka formuar një qeveri të re që nga emërimi i tij më 9 shtator në mes të një krize politike kur paraardhësi i tij, François Bayrou , u rrëzua në mënyrë dramatike për shkak të shkurtimeve të propozuara në buxhet.
Vonesa e paprecedentë e Lecornu-së në njoftimin e një kabineti të ri ka zemëruar partitë opozitare dhe sindikatat, të cilat kanë shprehur shqetësime në lidhje me shkurtimet në buxhet dhe mbrojtjen e shërbimeve publike.
/rtsh.al/