E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta vazhdon te Kuvendi, protestuesit sulmojnë policinë dhe hedhin sende të forta

Protestuesit kanë mbërritur në dyert e Parlamentit dhe kanë hedhur sende të forta, bidonë ujë e çadra drejt institucionit, teksa forca të shumta policie ndodhen në vend.

Disa protestues janë afruar për të hyrë te Kuvendi, por policia është bërë gardh.

Efektivët janë të pajisur me skafandra dhe mjete mbrojtëse për të shmangur dëmtimet nga sulmet e protestuesve.

Gjithashtu, mes protestuesve është evidentuar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i cili përplaset me efektivët e policisë duke tentuar të hyjë në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë.

Ashtu siç shfaqet edhe nga fotot e mëposhtme, Boçi shtyhet me efektivët e policisë të cilët të pajisur me skafandra nuk lejojnë që deputeti demokrat të vijojë më tej drejt oborrit të Kuvendit nga turmat e protestuesve që e ndjek nga pas.

  • Ndërkaq, më herët, protestuesit protestuan para Kryeministrisë duke hedhur flakadanë dhe molotov, drejt dyerve të godinës qeveritare, ku më pas ndërhyri edhe policia.

    /rtsh.al/

    Më shumë nga Kronika

    Të gjitha ›