E Hënë, 2 Nëntor 2026

Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk raportohen incidente

Protestuesit janë rikthyer edhe këtë mbrëmje para Kryeministrisë, ku po vijojnë qëndrimin pavarësisht reshjeve të shiut.

 Për t’u mbrojtur nga moti i keq, një pjesë e tyre janë vendosur nën çadra.

Ndryshe nga mbrëmja e djeshme, kur protesta u shoqërua me tensione dhe sulme me gurë e molotovë ndaj policisë, deri në këto momente situata paraqitet e qetë dhe nuk raportohet për incidente.

Gjatë qëndrimit në shesh, protestuesit kanë vijuar me thirrjet për dorëheqjen e qeverisë. Më herët, ata u mblodhën para Ministrisë së Arsimit dhe më pas marshuan drejt godinës së Kryeministrisë.

Protesta ka hyrë sot në ditën e saj të 20-të.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›