E Martë, 3 Nëntor 2026

“Publikoi foton e fëmijës dhe e ngacmuan seksualisht”, blogerja rrëfen historinë e trishtë të koleges

Në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike me studion e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSH 1, blogerja Xheklina Bylykbashi u shpreh se një nënë blogere pasi publikoi fotot e fëmijës në rrjete sociale e kanë ngacmuar seksualisht.

“Të gjitha përballemi me video apo komente të cilat nuk janë aspak të këndshme. Kemi rastin e një nëne të re blogere e cila më ka deklaruar privatisht se ka shumë raste të ngacmimeve seksuale nga adresa fake ose jo ndaj fotove që ajo publikon me fëmijën e saj”, u shpreh blogerja Xheklina Bylykbashi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›