E Martë, 3 Nëntor 2026

Dita Botërore kundër Duhanit, Koçiu: ISHSH ka intensifikuar veprimet për mbrojtjen e shëndetit publik

Në kuadër të Ditës Botërore kundër Duhanit, Ministria e Shëndetësisë ka nisur fushatën kombëtare antiduhan.

Ministrja Albana Koçiu ka bërë me dije se Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka intensifikuar veprimet për mbrojtjen e shëndetit publik nga përdorimi i produkteve të duhanit dhe ekspozimi i pavullnetshëm ndaj tymit të tyre.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të vazhdojë punën për të rritur ndërgjegjësimin publik dhe mbrojtur të rinjtë nga përdorimi i duhanit.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka intensifikuar veprimet për mbrojtjen e shëndetit publik nga përdorimi i produkteve të duhanit dhe ekspozimi i pavullnetshëm ndaj tymit të tyre.

Mirënjohje Federadës Shqiptare të Futbolli e cila iu bashkua fushatës sonë kombëtare antiduhan dhe suksese kombëtares sonë të futbollit në rrugëtimin drejt Europianit 2024.

Së bashku të ndalojmë përhapjen e dëmshme të duhanit dhe të mbrojmë shëndetin tonë”, shkruan Koçiu në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›