E Martë, 3 Nëntor 2026

Sezoni turistik në Lezhë, 150 punonjës dhe 25 mjete ‘‘zbarkojn둑 në bregdet

Nga 1-qershori e gjithë vëmendja e Bashkisë Lezhë dhe shërbimeve të saj zhvendoset në bregdet. Kryebashkiaku Pjerin Ndreu mblodhi në sheshin kryesor të qytetit të gjithë stafin dhe mjetet e planifikuara për sezonin turistik, ku ka kërkuar jo vetëm angazhim maksimal por edhe bashkëpunim për të evidentuar dhe ofruar zgjidhjet më të mira e të shpejta për çdo situatë.

“Unë kërkoj nga ju që ta merrni seriozisht sepse turizmi është shtylla kryesore e ekonomisë tonë. Supozohet që gjatë këtij sezoni të kemi një dyndje shumë të madhe dhe ne na duhet ti dalim para me të gjithë spektrin e shërbimeve”, u shpreh Pjerin Nderu, Kryetari bashkisë Lezhe.

Rreth 150 punonjës dhe 25 mjete do të jenë në dispozicion të zonave bregdetare nga Shëngjini në Tale, ndërsa rëndësi do ti jepet edhe monitorimit nga grupi i punës i ngritur për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Gjithashtu në dispozicion të pushuesve do të jetë edhe një qendër ku do të trajtohen të gjitha problematikat që mund të hasen.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›