E Martë, 3 Nëntor 2026

Jufkat e Dibrës, Dashurie Zerja mban gjallë traditën e jufkave të Dibrës

Zona e Dibrës në veçanti njihet si gurë themeli i përgatitjes së jufkave. Dashurie Zerja prej vitesh përgatit vetë në biznesin e saj familjar, jufkat.

“Fillova të prodhoj jufka me dorë me kushte në shtëpi dhe më pas kërkesat u rritën dhe dola në dyqan. Ka klientë që e i preferojnë me vezë fshati por nuk ka vezë fshati gjatë të gjithë vitit”, u shpreh Dashurie Zerja.

Kjo lloj jufke tregtohet pothuajse në mbarë botën.

“Jufkat i tregtojmë në Dibër, në Tiranë dhe madje edhe në Amerikë, Auastrli”, tha Dashurie Zerja.

Mungesa e fuqisë punëtorë është vështirësia që po has aktualisht. Jufkat me pulë “mbajnë gjallë” traditën  zonës së Dibrës.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›