E Diel, 1 Nëntor 2026

“Punët për Shqipërinë”/ Mbledhja me dyer të mbyllura e Ramës, zbardhet nisma e re e socialistëve

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar. Takimi ka nisur në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave dhe po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Burime nga brenda mbledhjes thonë se javën e ardhshme deputetët, ministrat dhe drejtuesit politik në qarqe të PS do të nisin një tur të quajtur “Punët për Shqipërinë”.

Turi do të ketë disa tematika çdo javë dhe pritet të nisë me çështjen e integrimit.

Ky tur do të vijojë në të gjithë vendin deri në 12 qershor kur shënohet dhe 35 vjetori i krijimit të PS.

Veç kësaj parafushate, kryetarët e bashkive pritet të zhvillojnë takime me qytetarët për të dhënë llogari mbi premtimet e bëra dhe realizimin e tyre.

LEXO EDHE: VIDEO/ Ç’po ndodh në mbledhjen me dyer të mbyllura të Ramës me ministrat dhe grupin e PS-së

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›