E Martë, 3 Nëntor 2026

Qarku Shkodër – Vijon operacioni “Koordinata”, asgjësohen mbi 1700 bimë narkotike

TIRANË, 19 maj /ATSH/ Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, i ndërmarrë nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të zgjeruara në territorin e qarkut Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar 1 288 fidanë dhe 479 bimë të dyshuara narkotike, lloji cannabis sativa.

Në territorin e njësisë administrative Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë gjetur dhe asgjësuar 1011 fidanë dhe 479 bimë cannabis sativa.

Ndërkohë, në territorin e njësisë administrative Pult, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë asgjësuar 277 fidanë të dyshuar narkotikë.

Policia e Shkodrës bën me dije se vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të rasteve të kultivimit të lëndëve narkotike.

Operacioni “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut, si pjesë e masave të intensifikuara për sezonin pranverë-verë.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›