Qarkullim pa ndëprerje në aksin Qafë Thore–Theth, vijon pastrimi i dëborës

TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Në aksin aksin rrugor Qafë Thore–Theth po vijon puna për pastrimin e dëborës, me qëllim garantimin e qarkullimit të sigurt dhe të pandërprerë për banorët dhe vizitorët.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga pastrimi i këtij aksi, ku falë ndërhyrjes qarkullimi po vijon normalisht.
Ndërsa në disa qarqe kanë nisur reshjet e para të borës, Autoriteti Rrugor Shqiptar po vijon punën për pastrimin e akseve dhe rikthimin e tyre në gjendjen e mëparshme.
Po ashtu, autoritetet vendore po bashkëpunojnë me firmat kontraktore, me qëllim pastrimin e rrugëve nga bora dhe shpërndarjen e kripës në akset e rrezikshmëri.
Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.
/m.m/a.f/