E Diel, 1 Nëntor 2026

Qendër e re shëndetësore në Polenë, një investim që afron kujdesin shëndetësor me komunitetin

Banorët e fshatit Polenë në Korçë do të marrin tashmë shërbime shëndetësore në kushte më të mira falë përfundimit të qendrës së re shëndetësore. Investimi u realizua në bashkëpunim mes Bashkisë Korçë, Shoqatës “Gjysmëhëna e Kuqe” e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Korçë.

Ambientet e reja dhe pajisjet mjekësore të vendosura në qendër do të përmirësojnë cilësinë e shërbimit dhe do ta bëjnë kujdesin shëndetësor më të aksesueshëm për komunitetin.

“U mendua që të ndërtohej që qendër e re me kushte më të mira duke ofruar një shërbim më të mirë për banorët”, u shpreh infermieri, Hodo Demçe.

Banorët vlerësojnë kujdesin e marrë ndër vite dhe shprehen të kënaqur me përkushtimin e personelit shëndetësor.

“Është një gjë shumë i mirë dhe jemi të kënaqur”, tha një banor.

Ndërtimi i qendrës brenda një muaji përfaqëson një investim të rëndësishëm për zonën, duke sjellë infrastrukturë moderne dhe shërbime më cilësore për banorët e komunitetit.

Gazetare: G. Manushi 

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›