“Qesharake akuzat se Veliaj është pas protestës”- Agron Shehaj: Kryebashkiaku i tha Ramës “je pa dinjitet, nuk je burrë! Kemi vjedhur bashkë, po bëj burg për ty!”
Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj ishte sot në News24 teksa foli mbi përplasjen e ditëve të fundit në PS, atë mes kryeministrit Rama dhe Erion Veliajt, që ndodhet në burgun e Fierit prej një jave.

Shehaj shprehet se akuza e Ramës e përcjellë siç u bë publike nga avokati i Veliajt, se kryebashkiaku qëndron pas protestës studentore është qesharake.
Veliaj sipas Shehajt, e akuzon Ramën në postimin e tij për mungesë dinjitetit dhe paburrërie, sepse i thotë që po bëj burg për ty dhe vodha bashkë me ty, ndaj nuk e meritoj këtë trajtim.
Agron Shehaj: Qesharake akuza e Ramës ndaj Veliajt në lidhje me pjesëmarrjen në protestë. Edi Rama i premtoi Veliajt që do e nxirrte nga burgu. Ky ministri i Drejtësisë që shkoi në burg dhe kërcënoi Veliaj për llogari të Ramës, është i njëjti që ka përdorur më shumë fjalën e problemit të paraburgimit.
Të paktën 15 deklarata. Është marrë me paraburgimin. Ka bërë konferenca. Bile ka qenë ndër të parët që reagoi kur u arrestua Veliaj, ka qenë shoku më i mirë. Edi Rama pasi e ka kuptuar, pas nuk kishte justifikim, pasi Erion Veliaj kaluan muajt, është munduar ti bëjë presion Ramës nga burgu. Nëse qëndroj këtu do vini të gjithë këtu. Ne nuk e dimë nëse është e vërtetë që Toni Gogu i ka përcjellë kërcënimet e Ramës.
Po ndodh që ne kemi një mazhorancë që është në sulmin vazhdueshëm të drejtësisë. Të gjithë presin tani të shkohet te Edi Rama. Dje pamë fotot me kutinë me para. Në këto kushte, ministri i Drejtësisë që është munduar më shumë se 1 vit për të nxjerrë Veliajn, pasi përplasjen me njëri tjetrin publikisht, Veliaj del e thotë iku Vuçiç do iki dhe ky e marrin e fusin në burgun e Fierit. Ministri shkon fshehurazi i maskuar natën, i ka thënë dy gjëra, ose qetësohet se do i rregullojmë këto punë, ose e ka kërcënuar. Veliajn thotë për Ramën më shumë se kaq. Veliajn i thotë Ramës ti je pa dinjitet. Nuk je burrë. Një burrë e mban fjalën, nëse kemi vjedhur bashkë, unë e bëra për ty ndenja në burg. Pasi bëra këtë sakrificë ti më braktis dhe më telendis nga një burg në tjetrin.