E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria gati te shkeleligjin per borxhin publik

Te tjera rreth shkrimit Kufijte e borxhit publik Qeveria pavaresisht se cfare thuhet publikisht nga kryeministri apo kreu i Financave Bode ka vendosur te rrite borxhin publik te vendit deri ne 63 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto PBB deri ne fund te ketij viti. Kete e zbulon pas nje interviste me kryeministrin Sali Berisha revista e specializuar ekonomike BNE qe fokusohet ne ekonomite e vendeve ish-komuniste. Sipas saj duke flakur tej rekomandimet si te Fondit Monetar Nderkombetar ashtu edhe te Bankes qendrore kjo planifikohet te behet kryesisht per shkak te vazhdimit te financimit te programit te gjere te ndertimit te rrugeve.

Gazetari Tim Gosling ka konstatuar se Berisha nuk ka qene i pergatitur ti pergjigjej pyetjes se cfare planesh ka qeveria perballe uljes se pashmangshme te nivelit te tregtise dhe investimeve nga dy partneret e medhenj te Shqiperise Greqia dhe Italia. Sipas kryeministrit 65 e eksportit shqiptar shkon ne keto dy vende dhe ky do te ishte nje shqetesim por sipas tij nuk eshte aq serioz. Berisha ka deklaruar se eksportet jane rritur 22 per qind ne shkalle vjetore ne nente muajt e pare te vitit te kaluar por ka shtuar se modeli yne ekonomik nuk eshte kaq i fokusuar mbi rritjen e eksportit. Ai eshte treguar i bindur se do te gjeje investitore per te mbuluar renien e te ardhurave si dhe ka permendur shitjen e Albpetrolit te kater HEC-eve dhe te kompanise se sigurimeve INSIG si burim te ardhurash buxhetore.

Sipas BNE ka te tjere ne Shqiperi qe mendojne se qeveria ka nje besim te tepruar ne aftesine e saj per te mbajtur status quo-ne. Rritja ekonomike ne vend eshte financuar ne 20 vitet e fundit nga borxhi ne rritje ... remitancat dhe investimet e huaja direkte ka thene vitin e kaluar guvernatori i BSH Ardian Fullani duke shprehur shqetesimin e tij se te gjitha keto burime fondesh duket sikur po thahen.

Borxhi
Kjo eshte hera e pare qe zbulohet madje me saktesi tendenca e qeverise per te rritur borxhin publik nderekohe qe publikisht flitet per uljen e tij. Por kalimi i nivelit prej 60 perqindesh ne raport me prodhimin e brendshem te gjithe vendit per nje vit PBB nga ana e shifres se borxhit shkel nje ligj te miratuar nga parlamenti dhe te inicuar nga qeveria Berisha. Sipas nenit 58 Kufijte e borxhit publik te ligjit nr. 9936 Per menaxhimin e sistemit buxhetor ne Republiken e Shqiperise miratuar ne vitin 2008 borxhi total publik perfshire garancite nuk duhet te tejkaloje limitin 60 per qind te produktit te brendshem bruto.

Ne fakt per shkeljen e kesaj kerkese te ketij ligji nuk parashikohet asnje lloj sanksioni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›