E Hënë, 2 Nëntor 2026

Qeveria kalon disa pasuri shtetërore në administrim të institucioneve përkatëse

TIRANË, 29 tetor /ATSH/ Qeveria ka vendosur që disa pasuri shtetërore në Tiranë t’i kalojë në administrim të institucioneve përkatëse, duke përmirësuar menaxhimin e tyre.

Sipas vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë merr në administrim një pjesë të pasurisë me nr. 4/697, në zonën kadastrale 8260, Tiranë, me sipërfaqe 1092.39 m², për të ushtruar funksionet administrative të Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit.

Ministria e Arsimit, përmes Universitetit Politeknik të Tiranës, do të administrojë pjesë të pasurive me nr. 4/697, 4/654 dhe 4/696, me truall 1 853.7 m² dhe ndërtese 1 694.73 m², si dhe një njësi me sipërfaqe 428.27 m² për funksione arsimore.

Një pjesë e pasurisë nr. 4/589 dhe trualli nën objektin e ndodhur në një pjesë të pasurisë nr. 4/697 do të administrohet përbashkët nga Ministria e Infrastrukturës dhe Arsimit, në shërbim të Universitetit Politeknik të Tiranës.

Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Arsimit, Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit, Universiteti Politeknik dhe Agjencia e Kadastrës për zbatimin e vendimit, i cili hyn në fuqi menjëherë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”. e.xh/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›