E Diel, 1 Nëntor 2026

Qytetarët protestë në Tiranë për Zvërnecin

TIRANË, 1 qershor/ATSH/ Shoqëria civile po proteston sërish sot në Tiranë lidhur me projektin për investim në Zvërnec të Vlorës

Me pankarta në duar, qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas, ashtu siç kishin paralajmëruar, drejt Ministrisë së Brendshme dhe më pas drejt Kryeministrisë.

“Shqipëria nuk është në shitje”, “Anulo projektin”, “Hiqni gardhin”, “Zvërneci është tokë shqiptare do të mbetet tokë shqiptare”, janë disa nga thirrjet e qytetarëve në protestën e sotme.

Protestuesi kanë rrethuar Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba, duke shprehur indinjatën e tyre pas incidentit të fundit në Zvërnec, ku një protestues u dhunua nga rojat e një kompanie sigurie private.

Pas ndalesës te Ministria e Brendshme, marshimi vijoi drejt Kryeministrisë ku qëndruan deri në orën 20:30, teksa u paralajmërua se marshimi do të vijojë sërish nesër në orën 18:00.

Marshim për Zvërnecin, foto: Andrin Hoxha 1 nga 13

/k.s/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›