Qytetet më të sigurta në botë për vitin 2027

Oslo, Zyrihu, Amsterdami e Rejkjaviku ndër qytetet europiane më të sigurta për udhëtarët në vitin 2027, bazuar në përvojat e turistëve amerikanë dhe indekset ndërkombëtare të sigurisë.
Kryeqyteti norvegjez shënoi një nga përmirësimet më të mëdha, duke u ngjitur në vendin e gjashtë në botë, nga pozicioni i 17-të.
Zyrihu renditet i dyti, duke fituar një pozicion krahasuar me 2026-ën, ndërsa Amsterdami u ngjit nga vendi i katërt në të tretin. Rejkjaviku, kryeqyteti i Islandës që kryesonte renditjen, zbriti në vendin e pestë.
Ndërkohë, Kopenhagen regjistroi një nga rëniet më të mëdha mes qyteteve europiane, duke kaluar nga vendi i dytë në të 12-in. Kryeqyteti danez mbajti pozicionin e dytë, për dy vite radhazi.
Në listën e 15 qyteteve më të sigurta përfshihen edhe Venecia në vendin e tetë, Dublini në të 11-in, Barcelona në të 13-in e Parisi në të 15-in.
Ndërkohë, Berlini vijoi rënien në klasifikim, duke zbritur në vendin e 26-të në vitin 2027, nga i 9-ti më 2025-ën.
Edhe Londra e Lisbona, që një vit më parë renditeshin përkatësisht në vendin e 13-të dhe të 8-të, nuk figurojnë më në 15-shen e parë.
Në nivel global, ndryshimi më i madh u regjistrua nga Montreali në Kanada, i shpallur qyteti më i sigurt për udhëtarët në vitin 2027.
Montreali është ngjitur nga vendi i 16-të në vitin 2026, në krye të klasifikimit. Në vitin 2025 renditej i gjashti.
Autorët e studimit theksojnë se renditja e vitit 2027 ka pasur luhatje të pazakonta, megjithëse ndryshimet e pozicioneve janë të zakonshme nga një vit në tjetrin.
Renditja e 15 qyteteve më të sigurta në botë për vitin 2027
1. Montreal, Kanada
2. Zyrih, Zvicër
3. Amsterdam, Holandë
4. Tokio, Japoni
5. Rejkjavik, Islandë
6. Oslo, Norvegji
7. Singapor
8. Venecia, Itali
9. Sidnej, Australi
10. Honolulu, SHBA
11. Dublin, Irlandë
12. Kopenhagë, Danimarkë
13. Barcelonë, Spanjë
14. San Francisko, SHBA
15. Paris, Francë
Si u realizua studimi
Renditja është pjesë e një studimi vjetor mbi perceptimin e sigurisë nga udhëtarët amerikanë. Fillimisht janë përzgjedhur 38 qytete ndër destinacionet më të frekuentuara prej tyre.
Më pas janë anketuar mbi 1,500 persona, që kanë vlerësuar sigurinë vetëm në qytetet e vizituara personalisht, duke u mbështetur në përvojat e tyre të drejtpërdrejta.
Rezultatet e anketës janë kombinuar me indekset e sigurisë së Numbeos e The Economist, si dhe me vlerësimet e GeoSure Global.
Treguesit u peshuan, për të përcaktuar renditjen përfundimtare të qyteteve.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

