ROMË – Italia nis hetimet ndaj ministrit izraelit Ben Gvir

ROMË, 8 qershor /ATSH – ANSA/ – Zhvillim i papritur në hetimin e Prokurorisë së Romës mbi ndalimin dhe kapjen, në majin e kaluar, nga autoritetet izraelite të aktivistëve të Sumud Flotilla.
Prokurorët e Romës ka regjistruar si të dyshuar ministrin izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, i cili publikoi në profilet e tij në rrjetet sociale një video ku shihet duke u drejtuar me fjalë tallëse aktivistëve, ndërsa ata ishin të gjunjëzuar dhe me duart e lidhura pas shpine në portin e Ashdodit.
Italia i bashkohet kështu Francës, e cila ka hapur tashmë një hetim formal gjyqësor ndaj ministrit izraelit.
Prokuroria Kombëtare Kundër Terrorizmit e Francës (PNAT) ka nisur një hetim paraprak, duke hipotezuar veprat penale të torturës dhe krimeve të luftës.
“Vendi i çizmes është bërë vendi i shapkave”, reagoi Ben Gvir në rrjetin social X.
“Izraeli nuk është një thes boksi për një grup mbështetësish gënjeshtarë të terrorizmit, të cilët fabrikojnë shpifje dhe gënjeshtra kundër luftëtarëve tanë. Nuk do të lejoj që të dekurajohem nga ky apo nga ndonjë hetim tjetër dhe do të vazhdoj të qëndroj me krenari në krah të luftëtarëve tanë*, theksoi ai. /os/