E Martë, 3 Nëntor 2026

ROMË – Vatikani ofrohet për të pritur bisedimet Ukrainë-Rusi, kërkon paqe të shpejtë

ROMË, 27 maj /ATSH-DPA/- Vatikani përsëriti sot thirrjen për të pritur negociatat e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.

Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin përsëriti ofertën e Papa Leone XIV për të pritur takimet midis shteteve ndërluftuese në një “vend neutral dhe të mbrojtur”.

Në të njëjtën kohë, sipas një raporti të agjencisë italiane të lajmeve, ANSA, kardinali e bëri të qartë se Vatikani nuk e shihte domosdoshmërisht veten si ndërmjetës në bisedime dhe se çdo ndërmjetësim duhej të kërkohej nga palët.

Parolin theksoi se vende të tjera si Gjeneva ishin gjithashtu duke u shqyrtuar.

“Nuk është e rëndësishme se ku do të zhvillohen negociatat midis rusëve dhe ukrainasve – negociata që të gjithë shpresojmë. Ajo që ka vërtet rëndësi është që këto negociata të fillojnë më në fund, sepse është urgjente të ndalet lufta”, tha ai.

Deri më tani, nuk është caktuar një datë për bisedime të reja, megjithëse është sugjeruar se mund të ketë një takim në Vatikan në mesin e qershorit.

Gjatë luftës – e cila ka vazhduar për më shumë se tre vjet – Selia e Shenjtë nën drejtimin e të ndjerit, Papa Françeskut u përpoq vazhdimisht të ndërmjetësonte, por pa rezultuar me sukses. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›