E Hënë, 2 Nëntor 2026

RUSI – Kremlini: Sulmet ukrainase nuk favorizojnë një takim Putin-Zelensky

MOSKË, 18 qershor /ATSH-ANSA/ – Bombardimet e fundit ukrainase të Rusisë nuk po ndihmojnë në promovimin e një takimi midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentit rus Vladimir Putin, deklaroi këshilltari presidencial rus Yuri Ushakov.

“Sigurisht, e gjithë kjo nuk inkurajon kontakte të tilla personale”, tha Ushakov, duke iu referuar qindra dronëve të lëshuar ditët e fundit mbi Rusinë.

Kujtojmë se njëri prej tyre goditi një autobus në rajonin e Bryansk që mbante një ekip të të rinjve bjellorusë të futbollit, duke vrarë një dhe duke plagosur gjashtë persona, katër prej të cilëve të mitur.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›