RUSI – Putin: Perëndimi të angazhohet me shkrim për të ndaluar zgjerimin e NATO-s drejt Lindjes

MOSKË, 28 maj /ATSH-ANSA/ – Ndër kushtet e Vladimir Putinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është një kërkesë që udhëheqësit perëndimorë të bëjnë një angazhim me shkrim për të ndaluar zgjerimin e NATO-s drejt lindjes dhe për të hequr disa sanksione ndaj Rusisë.
“Putini është gati të bëjë paqe, por jo me çdo çmim. Dëshiron një angazhim me shkrim nga fuqitë e mëdha perëndimore për të mos zgjeruar aleancën e NATO-s, gjë që përbën përjashtimin formal të anëtarësimit të Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavis뒒, thekson Kremlini zyrtar.
”Rusia gjithashtu dëshiron neutralitetin e Ukrainës, heqjen e disa sanksioneve perëndimore, një zgjidhje të çështjes së aseteve sovrane të ngrira ruse në Perëndim dhe mbrojtjen e njerëzve që flasin rusisht në Ukrainë”, theksojnë burimet qeveritare.
”Moska e kupton që Donald Trump dëshiron një zgjidhje të shpejtë të konfliktit në Ukrainë, por interesat kombëtare të Rusisë janë mbi çdo gjë tjetër”, theksoi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në përgjigje të presidentit amerikan i cili dje kishte akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se “po luan me zjarrin”.
”Një takim personal midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Vladimir Zelensky mund të zhvillohet vetëm pas “marrëveshjeve specifike” mbi temat në diskutim”, tha Peskov.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një samit trepalësh me presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe Presidentin rus Vladimir Putin, në një përpjekje për ta detyruar Moskën të pranojë një armëpushim.
“Nëse Putini nuk ndihet rehat me një takim dypalësh, ose nëse të gjithë duan që të jetë një takim trepalësh, unë jam dakord me këtë. Jam gati për çdo format”, theksoi Zelensky në komentet e publikuara sot./ /os/