E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: 200 start-upe të financuara drejtpërdrejtë nga programet tona

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se qeveria po rrit ndjeshëm fokusin dhe mbështetjen për ekosistemin e start-up-eve në vend.

Në fjalën e mbajtur gjatë një takimi me të rinj të punësuar përmes programeve të nxitjes së punësimit, Rama u shpreh se “ne jemi fokusuar tek start-up-et. Do të shtojmë edhe më shumë mbështetjen. Janë më shumë se 200 start-upe të financuara drejtpërdrejtë nga programet tona, por jemi mbrapa në këtë pjesë”.

Kryeministri theksoi se vonesa në zhvillimin e këtij sektori lidhet edhe me skepticizmin e qytetarëve për t’iu referuar programeve shtetërore.

“Jemi mbrapa edhe për një arsye tjetër, përveç shumë arsyeve që nuk janë të lidhura me ne. Jemi mbrapa dhe për mosbesimin e shumëkujt që t’i referohet këtyre programeve”, u shpreh Rama, duke shtuar se qasja e duhur është “mos beso, por provo”.

Ai bëri të ditur se pjesa dërrmuese e të rinjve që kanë përfituar nga këto programe i përkasin moshës nën 29 vjeç.

“Janë 70% e atyre që kanë përfituar nga këto programe nën moshën 29 vjeç”, deklaroi Kryeministri.

Një tjetër tregues pozitiv, sipas Ramës, është përfshirja e vajzave në sipërmarrjen e re.

“37% e këtyre start-up-eve përbëhen në shumicë nga vajza ose drejtohen nga vajza, që është dyfishi i mesatares së BE-së”, nënvizoi.

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›