E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama: Adresojmë emergjencën në bashkinë e Tiranës

TIRANË, 11 shtator/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, konfirmoi sot në fillim të mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, se do të adresohet edhe emergjenca e krijuar në bashkinë e Tiranës.

“Do të na duhet të adresojmë menjëherë këtu edhe emergjencën e krijuar në bashkinë e Tiranës për arsyen e ditur botërisht: nuk mban më. Ama, duhet thënë që në fillim sa më qartë atë që besoj duhet të ndajmë të gjithë së bashku mbi çështjen e drejtësisë dhe raportin tonë me të”, u shpreh Rama në fillim të fjalës së tij.

Kryeministri nënvizoi se “në PS nuk kemi hyrë në asnjë rast dhe për asnjë rast në meritën e një çështje të drejtësisë, aq më tepër kur drejtësia nuk e ka thënë deri në fund fjalën e saj”.

“Jemi mbledhur në këtë takim të parë të 4-vjeçarit tonë më sfidues për të çelur kapitullin e mandatit tonë të 4-t qeverisës, i cili nis zyrtarisht pas pak ditësh me betimin e Kuvendit dhe me votëbesimin e qeverisë së re, por do të na duhet të adresojmë menjëherë këtu edhe emergjencën e krijuar në drejtimin e Tiranës për arsyen e ditur botërisht. Nuk mban më, ama dua të them që në fillim sa më qartë, atë që besoj duhet të ndajmë të gjithë së bashku mbi çështjen e drejtësisë dhe raportin tonë me të”, u shpreh Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›