E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Ekipet në terren për pastrimin e vijës bregdetare në zonën e Gjirit të Lalëzit


TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Pastrimi i vijës bregdetare, në kuadër të sezonit turistik veror, po vijon në të gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga puna që po zhvillohet në Gjirin e Lalëzit.

Aksioni për pastrimin e plazheve udhëhiqet nga Ministria e Mjedisit, në partneritet me bashkitë, organizatat mjedisore dhe qindra vullnetarë. Pastrimi përfshin heqjen e plastikës, shkriftimin e rërës dhe elemente të tjera që mundësojnë për pushuesit një ambient sa më të përshtatshëm për t’u relaksuar.

Bregdeti i Adriatikut ofron hapësira të gjera me rërë të imët kurative, si dhe plazhe familjare me ujëra të ngrohta e të cekëta, të pasura me gjallesa ujore.

Pastrimi i bregdetit synon t’u ofrojë pushuesve vendas dhe turistëve të huaj mundësi të pushojnë në ambiente më të pastra.

Pastrimi në Plazhin e gjirit të Lalzit 1 nga 3

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›