E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Kavaja demokrate besoi tek primaret, por bufi përgatitet për opozitë

TIRANË, 21 prill /ATSH/  Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me gratë e vajzat e Kavajës.

Në fjalën e tij, Rama foli edhe për procesin e primareve tek Partia Demokratike.

“Shikoni tani se ҫfarë ndodh me ofertën tjetër se është kulmi ky. Kavaja demokrate besoi tek primaret, besoi tek thirrja e bufit të kënetës për të gjithë ata që kishin ambicie ta nxirrnin kokën mbi ujë dhe Kavaja nxori në primare fituesin e gjithë qarkut të Tiranës. Ku është sot, e keni parë gjë? E hëngri bufi siҫ hëngri të gjithë ata që u dalluan në primare. Tamam sikur ju tha nxirrni kokën t’ju shoh kush jeni ju që keni vërtet mbështetje dhe që nesër në opozitë, sepse bufi nuk përgatitet për fitore, bufi përgatitet për opozitë, për të vetmen mënyrë sesi bufi di të bëjë opozitë, për të shkatërruar sa të mundet Shqipërinë, për të penguar sa të mundet shqiptarët, për t’i lodhur dhe për t’i mërzitur sa të mundet njerëzit që duan të shohin përpara, për këtë përgatitet bufi”, tha Rama.

“E keni parë ju listën e mbyllur të Tiranës apo jo? Hyseni juaj këtu meriton ҫmimin Nobel në krahasim me ato që janë aty në listën e mbyllur të Tiranës, ҫmimin Nobel Meriton për shkencë. Pastaj thojnë pse i thua ҫyryk. Po si ti them?. E morën e zhdukën kryetarin e partisë. Pse ҫfarë faji ka ai? Këtij mirë t’i bëhet xhanëm se mua s’është duke më ardhur keq për Hysenin, por demokratët të Kavajës në këto zgjedhje kanë mundësinë e madhe të bëjnë disa punë menjëherë, jo një po disa”, u shpreh Rama.

“E para, njëherë këto zgjedhje ndryshe nga shumë zgjedhje të tjera që janë do zgjedhim kush do qeverisi, kush do shkojë në opozitë, janë zgjedhje për të zgjedhur se ku do të jetë Shqipëria në 2030-ën, do jetë në Bashkimin Evropian, apo do shkojë në gropë prapë. Se që dy herë që ia ka besuar Shqipëria, ose që i ka rënë në dorë bufit të kënetës ky vend, herën e parë përfundoi me 4 mijë të vdekur dhe herën e dytë u kap në buzë të humnerës së borxheve që mund ta ҫonin komplet në kolaps nga e para”, theksoi Rama.

“Tani bufi ka dalë bashkë me një tufë qorrash dhe shurdhësh që i ka futur nëpër listat e mbyllura që ta tërheqë Shqipërinë për hunde për hallin e vet krejt personal, se vetëm ai hall i madh personal e bën një burrë 80 e kusur vjeç të vijë vërdallë edhe t’i fiket llampa 3 herë në ditë kur merr fjalën”, u shpreh më tej Rama. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›