E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Laboratorët e teknologjisë në shkolla të aksesueshëm edhe pas orarit mësimor

TIRANË, 3 prill/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste kërkoi sot fëmijët të kenë akses në laboratorët e teknologjisë në shkolla edhe pas orarit mësimor.

Rama kërkoi nga kryetarët e Bashkive që të angazhohen për t’u krijuar mundësi fëmijëve të kenë akses në këta laboratorë.

Sipas kryeministrit, aktualisht ka mbi 300 laboratorë të dedikuar për teknologjinë në shkolla.

Ndërkohë, Rama tha se në programin e qeverisë parashikohet të ngrihen mbi 1 mijë laboratorë në gjithë vendin.

“Nuk mund të jenë vetëm laboratorë gjatë orës së mësimit, por edhe për mësimin e teknologjisë pas orës së mësimit. Për këtë duhet angazhimi dhe puna e drejtpërdrejtë e bashkive për të organizuar një sistem që u krijon mundësi fëmijëve të kenë akses në këta laboratorë”, tha Rama.

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›