E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Në zgjedhjet e 11 majit, marrim 77 deputetë ose më shumë

TIRANË, 10 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në zgjedhjet e 11 majit Partia Socialiste mund të fitojë 77 deputetë ose më shumë.

Duke iu përgjigjur sot live pyetjeve të adresuara në platformat sociale nga qytetarët se sa deputetë do të fitojë PS, Rama tha se rezultatin që PS do të arrijë në zgjedhje do ta shkruajë në Kuç, tek lokali ku në zgjedhjet e 2021 ka shënuar edhe  rezultatin.

Rama tha se qytetarët nuk duhet të votojnë kurrsesi për kreun e opozitës.

“Mos votoni kurrë për mua e PS, por si mund të shkoni pas një të roituri që i fiket llampa tre herë në ditë tanimë se edhe mosha tepër e thyer bën të veten dhe që i ka sjellë këtij vendi halle, rrëmuja e turbullira. Se kuptoj se çfarë kërkoni? Doni më mirë, doni më shumë është normal. Rrini në shtëpi, mos dilni fare, por të dalësh e të shkosh të hedhësh votën në kënetë”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “nuk e dimë sa deputetë do të fitojmë, mund të jenë edhe më shumë. Do ta shkruaj në Kuç, te ai lokali ku herën e kaluar kam lënë rezultatin. Do të shkoj prapë dhe do të shkruaj rezultatin e 11 majit”.

Rama vuri në dukje se “po punojmë për të arritur një rezultat pozitiv”.

“I keni parë çdo natë celulat e PS. Ne punojmë ditë natë, jemi me njerëzit, komunikojmë”, tha Rama.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›