Rama: Nisin punimet për ndërtimin e rrugës Bilçë-Drobonik, rëndësi strategjike për Beratin

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ Në Berat kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës Bilçë-Drobonik.
Lajmi u bë i ditur sot nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se “ky projekt plotëson të gjithë aksin e ri që përfshin rrugën Ballaban – Berat dhe Urën e Bilçës”.
Kryeministri vlerësoi se “ky është një aks me rëndësi strategjike për Beratin”.
“Ky është një aks me rëndësi strategjike për Beratin, si në zhvillimin e fshatrave, të cilët karakterizohen nga produkte të jashtëzakonshme, ashtu edhe për krijimin e një portofoli të ri vizitorësh që vijnë direkt nga jugu në qytetin e ‘Një mbi Një Dritareve’”, tha Rama.
Rama bëri të ditur se kjo rrugë, 1.7 km e gjatë do të shkurtojë ndjeshëm distancën e lëvizjes së mjeteve nga Droboniku, Bilça nëpërmjet Urës së re të Bilçës.
1 nga 8/m.m/a.f/